Sllagjana Pantoviq, është emëruar nënkryetare e komunës së Zveçanit.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i kësaj komune Ilir Peci, transmeton Fol Drejt.
Pantoviq, ishte e vetmja nga komuniteti serb që garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill.
Ajo garoi për kryetare të Zveçanit.
Asaj i ishte ofruar edhe mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që kishte marrë.