Kryeministri sllovak Eduard Heger tha sot se i ka kërkuar presidentes së Sllovakisë që ta lirojë nga detyra, pasi dorëheqjet e ministrave e dobësuan kabinetin e tij në kryerjen e detyrave para zgjedhjeve të shtatorit.
Heger është planifikuar të takohet më vonë sot me Presidenten Zuzana Čaputova, e cila ka autoritetin për të emëruar një kryeministër të ri të përkohshëm, raportoi Reuters.
Heger u përball me thirrjet nga opozita për t’i hapur rrugë një qeverie teknike për të udhëhequr vendin deri në zgjedhjet e parakohshme në shtator./FolDrejt/