Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës mbi 30 automjete luftarake të këmbësorisë BMP-1. Këtë e ka bërë të ditur në Twitter ministri sllovak i Mbrojtjes Jaroslav Nad, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“I lumtur të konfirmoj se 30 automjete luftarake të këmbësorisë sllovake BMP-1 iu dhuruan Ukrainës bazuar në marrëveshjen e këmbimit me Gjermaninë. Faleminderit [ministrja gjermane e Mbrojtjes] Christine Lambrecht për bashkëpunimin e shkëlqyer,” shkroi ai.
BMP-1 është automjeti i parë luftarak sovietik i këmbësorisë që është prodhuar në masë dhe është krijuar për të transportuar personelin e njësive motorike në fushën e betejës. /FolDrejt/