Sllovakia nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme për blerjen e 152 automjeteve të blinduara luftarake moderne me degën suedeze të gjigantit britanik të mbrojtjes, BAE Systems.
“Si pjesë e marrëveshjes ndërqeveritare midis Suedisë dhe Republikës Sllovake, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Sllovakisë ka nënshkruar një marrëveshje prej 1,3 miliard eurosh për dorëzimin e 152 automjeteve luftarake të këmbësorisë CV9035 nga BAE Systems”, tha kompania prodhuese në një deklaratë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Nga kompania thonë se automjetet do të jenë të pajisur me nën-sistemet më moderne, duke përfshirë raketat antitank Spike-LR të prodhimit izraelit, sensorë mbrojtës dhe një mitroloz 35 mm.
Sipas marrëveshjes, industria lokale sllovake do të ketë role të rëndësishme në prodhimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve.
Duke folur në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri sllovak i mbrojtjes tha: “Më vjen mirë që modernizimi i Forcave të Armatosura Sllovake po ecën me shpejtësi përpara. Në dy vitet e fundit, ritmi i modernizimit të ushtrisë sonë arriti nivele që nuk janë parë në dekada”./FolDrejt/