Qeveria e Sllovakisë ka miratuar ndalimin e importit të disa produkteve bujqësore nga Ukraina, por tranziti i drithërave dhe produkteve të tjera ukrainase do të jetë ende i mundur, njoftoi sot ministri sllovak i Bujqësisë Samuel Vlcan.
Ai deklaroi se “vendimi për të mbrojtur tregjet sllovake” u mor pasi Polonia fillimisht mori masa kufizuese për të ndaluar importet e grurit fundjavën e kaluar, raporton Reuters.
Më herët sot, Ministria e Bujqësisë e Sllovakisë paralajmëroi se ka ezauruar të gjitha opsionet ligjore për të rregulluar importet nga Ukraina duke ruajtur korridoret e solidaritetit, të cilat fillimisht ishin të destinuara për eksportin e grurit në vendet e treta, transmeton Fol Drejt.