Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Sllovakia së shpejti me një presidente nga shoqëria civile?

6 vjet më parë
in BOTA, LAJME, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Sllovaki duket se balotazhin e zgjedhjeve presidenciale që do të bëhet të shtunën do ta fitojë aktivistja për të drejtat e qytetarëve, Zuzana Caputova.

Sllovakia të shtunën duhet të zgjedhë në një balotazh presidentin e ri. Ngjarja konsiderohet e rëndësishme sepse mund të ndryshojë jo vetëm vendin, por edhe gjithë rajonin e Evropës Qendrore-Lindore. Raundi i parë i zgjedhjeve, dy javë më parë, nxori si dy rivalët kryesorë aktivisten e shoqërisë civile, Zuzana Caputova, dhe Komisionerin e BE-së, Maros Sevcovic, i cili është pa parti, por mbështetet nga partia e maxhorancës, SMER.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Dëshirë për ndryshim

Ndonëse Presidenti i Sllovakisë ka më tepër kompentenca përfaqësimi, analistet vendas si për shembull Matus Kostolny, kryeredaktor i së përditshmes “Denník N”, e quajnë votimin e së shtunës: Zgjedhja mes mafjes alternative dhe shtetit të së drejtës. Sondazhet nxjerrin në avantazh (mbi 60 përqind) avokaten 45-vjeçare, Zuzana Caputova, e cila është një fytyrë e re në jetën politike të vendit. Ndërsa rivali i saj, diplomati i karrierës, 52-vjeçari Maros Sefçoviç, sipas sondazheve nuk e kap dot as 40 përqindshin.

Wirtschaftsminister Peter Altmaier und EU-Energiekommissar Maros Sefcovic nach den Gesprächen in Berlin (DW/N. Jolkver)Maroš Šefčovič aktualisht komisioner i energjetikës, kandidat për president të Sllovakisë nga krahu i SMER-it

Në fakt Sllovakia konsiderohet si një vend konservator, edhe pse qeveriset nga partia socialdemokrate, SMER, e cila zyrtarisht i përket spektrit të majtë. Por politika dhe retorika e saj është më afër pozitave të së djathtës nacionale dhe populiste. Që tani një grua e ndarë, e cila përfaqëson më shumë një politikë të majtë sociale dhe liberale, është kandidate serioze për postin e presidentes, kjo flet edhe për dëshirën e madhe të vendit për ndryshime, pra, për transparencë, për shtetin e të drejtës, për qeverisje më të mirë. Sondazhet dëshmojnë se kjo dëshirë është në rritje në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Pushteti i lidhur me krimin

Ngjitja politike e Caputova-s shpjegohet nga njëra anë me zemërimin e shumë sllovakëve me aferat korruptive dhe kriminale të elitave në pushtet, në anën tjetër me mosndryshimin e gjendjes as pas vrasjes së gazetarit Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij një vit më parë. Edhe pse një vit më parë, dy burrat më të fuqishëm të Sllovakisë, kryeministri Robert Fico dhe ministri i tij i brendshëm, Robert Kalinák, dhanë dorëheqjen, politika shtetërore nuk ndryshoi shumë.

Sidoqoftë, u zbardh deri diku  vrasja e Kuciak-ut dhe Kusnírová-s. Përveç kësaj, janë në burg me akuzën për mashtrim  dy biznesmenët më të diskutueshëm të Sllovakisë: Manjati i pasurive të patundshme, Ladislav Basternák, dhe biznesmeni Marian Kocner. Ky i fundit thuhet se ka dhënë edhe porosinë për vrasjen e Kuciak-ut.

Slovakai | ermordeter Journalist Jan Kuciak und Martina Kusnirova | Freedom Square (picture-alliance/dpa/CTK/S. Petr)Gazetari Jan Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kusnirova u vranë para një viti, sipas të gjitha gjasave, me porosi të një manjati.

Për opininonin publik në Sllovaki ata simbolizojnë biznesin korruptiv dhe lidhjen me krimin e ku suksesi varet vetëm nga përkrahja politike dhe publike.  Basternák-u dhe Kocner-i për shumë  vite kishin marrëdhënie shumë të ngushta me politikanë dhe zyrtarë të lartë të vendit. Për shembull, Robert Fico banon ende në një apartament luksoz në një kompleks banimi, i cili deri në konfiskimin e tij të paradokohshëm ishte pjesë e perandorisë së biznesit të Basternak-ut.

Kandidatja e besueshme

Zuzana Caputova përfaqëson luftën kundër fijeve të këtilla. Edhe pse deri vonë ajo mund të ketë qenë e panjohur për shumë njerëz, mediat e vendit e njohin fare mirë. Prej dy dekadash punon si avokate e të drejtës së qytetarëve dhe madje, me anë të një grindjeje disa vjeçare nëpër gjyqe, ka arritur edhe një vendim historik për Sllovakinë, pengimin e ngritjes së një deponie ilegale plehrash në vendlindjen e saj, në qytetin Pezinok, në verilindje të Bratislavës.

Ajo duket e besueshme, jo vetëm për shkak të punës dhe luftës së saj disavjeçare kundër establishmentit, por edhe sepse edhe gjatë fushatës elektorale i ka mbrojtur të gjitha pikëpamjet e saj, edhe kur ato kanë qenë kundër opinionit të shumicës, si për shembull në lidhje me martesën mes personave të së njëjtës gjini, ose abortin. Kjo i jep asaj edhe imazhin e një personi të pakorruptueshëm dhe të pavarur.

Kundër rrethit të oligarkëve

Ndërsa rivali i saj, Komisioneri i Energjisë në BE, Maros Sefçoviç, dukej gjithnjë e më pak i besueshëm në javët e fundit. Ai është i njohur më shumë si një socialdemokrat i majtë, por gjatë fushatës elektorale u prezantua më shumë në si ruajtës i vlerave tradicionale dhe të familjes klasike, si një i krishterë besimtar dhe si një patriot i mirëfilltë slovak, – një transformim ky, të cilin shumë njerëz nuk ia besojnë.

Mbështetja që gëzon ai nga partia qeverisëse, SMER, nuk është medoemos një plus për të, veçanërisht pasi kohët e fundit ajo po prodhon pafund tituj negativë në media. Për shembull, lideri i SMER-it, Robert Fico, i cili është i njohur tashmë për tiradat e tij ndaj medias së pavarur,  javët e fundit i ka sharë mediat aq shumë, saqë të mërkurën madje e quajti rrezikun më të madh që i kanoset demokracisë së vendit.

Slowakei Ministerpräsident Robert Fico (Getty Images/AFP/V. Simicek)Robert Fico, ish-kryeministër i Sllovakisë dhe ende kryetar i SMER-it, jeton ende në një apartament të ndërtuar nga manjatët e lidhur me krimin dhe njihet për tiradat e sharjeve ndaj mediave.

Që nga vrasja e Kuciak-ut, publiku i sheh tirada të tilla në mënyrë shumë kritike. Beáta Balogová, kryeredaktorja e së përditshmes më të madhe të vendit, Sme, që Fico e ka sulmuar personalisht dhe ka thënë se do ta padisë në gjyq për shkak të artikujve të saj, shkruan në prag të balotazhit të së shtunës: “Nuk kemi nevojë për një anëtar tjetër të fuqishëm të rrethit të oligarkëve, ne kemi nevojë për një autoritet autentik që mund të dallojë të mirën nga e keqja dhe që e kupton se duhet të bëjë një politikë të ndershme./DW

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kosovë: Kuvendi shfuqizoi ligjin për lojërat e fatit

Lajmi tjetër

Do të mbyllet rruga Kaçanik – Hani Elezit në kufi me Maqedoninë e Veriut

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM