Autoritetet sllovake sekuestruan 1500 ton drithë ukrainase me një nivel të lartë të pesticideve të ndaluara dhe Ministria e Bujqësisë nxori një rregullore që ndalon përpunimin dhe përfshirjen e tij në zinxhirin e ushqimit të njerëzve dhe ushqimit të kafshëve.
Siç raportohet nga agjencia TASR, drithi i kontaminuar ukrainas u zbulua nga Administrata Shtetërore e Veterinarisë dhe Ushqimit (SVPS) në një mulli në Kolarovo, në rajonin e Nitras, përcjell Fol Drejt.
Kampioni i kontrollit konfirmoi praninë e pesticidit chlor-pyrifos, i cili është i ndaluar në Bashkimin Evropian sepse ka një efekt negativ në shëndetin e njeriut./FolDrejt/