Zjarrfikësit në Celje, Maribor, Murska Sobota dhe Ptuj kanë vazhduar largimin e pasojave nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Slloveninë gjatë ditëve të fundit.
Zjarrfikësit pompuan ujë nga bodrumet e ndërtesave të banimit dhe ndërtesave të tjera, pastruan kanalet, larguan pemët e rrëzuara dhe vendosën thasë me rërë, përcjell Fol Drejt.
Janë shkaktuar edhe 16 rrëshqitje dheu, shumica prej tyre në pjesën verilindore të Sllovenisë, raporton Delo./FolDrejt/