Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Është Prokurori i Përgjithshëm, Merrick B. Garland, që ka njoftuar për emërimin e Smith si Këshilltar Special për të mbikëqyrur dy hetime penale në vijim.
I pari është ai për hetimin e dosjes gjyqësore në distriktin e Kolumbisë, nëse ndonjë persona pse subjekt ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në transferimin e pushtetit pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe certifikimit të tyre.
Hetimi i dytë më të cilin do të merret Smith ka të bëjë me disa dokumente të klasifikuara dhe të dhëna të tjera presidenciale si dhe pengimin e mundshëm të këtij hetimi.
“Duke pasur për bazë zhvillimet e fundit, përfshirë shpalljen e ish-presidentit [Donald Trump] se ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme dhe synimin e deklaruar për të qenë kandidat, kam arritur në përfundim se është në interes që Smtih të emërohet si Këshilltar Special”, ka thënë Garland.
“Ky emërim thekson përkushtimin e Departamentit të Drejtësisë për pavarësi dhe përgjegjshmëri në çështje të ndjeshme. Kjo lejon prokurorët dhe agjentët që ta vazhdojnë punën e tyre me shpejtësi dhe të marrin vendime të udhëhequr vetëm nga faktet dhe ligji”./FolDrejt/