Eksperti i pavarur i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë me fokus në vendet e Ballkanit Perëndimor, Daniel James, në një intervistë për Danas ka thënë se Serbia po mbështet Rusinë në çdo mënyrë në gjenocidin që kjo e fundit po e shkakton në Ukrainë, shkruan Fol Drejt.
Në pyetjen e gazetarit se pse BE-ja po mbyll një sy ndaj një kandidateje për anëtarësim në BE, siç është Serbia kur ajo po refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe që, sipas mediave, ka edhe vullnetarë serbë që kanë luftuar ose janë ende duke luftuar në Ukrainë si pjesë e grupit Wagner, Smith tha:
“Serbia është i vetmi vend në Evropë që jo vetëm që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, por e mbështeti Rusinë në çdo mënyrë në gjenocidin në Ukrainë. Serbia vazhdon të lejojë fluturimet për në Rusi, lejon transmetimin e mediave të ndaluara shtetërore ruse në Evropë, lejon marshime pro-ruse dhe anti-ukrainase dhe hesht për numrin e madh të vullnetarëve serbë që luftojnë për Rusinë në Ukrainë.”
Ai shtoi se në një kohë kur liderët perëndimorë takohen me liderët ukrainas, krerët e shteteve serbe takohen me ambasadorin dhe zyrtarët rus çdo ditë jave, duke koordinuar politikat e sigurisë, të jashtme dhe të mbrojtjes.
“Serbia është paralajmëruar nga Bashkimi Evropian dhe zyrtarët e saj për të mbështetur Rusinë, por ne nuk kemi parë veprime konkrete”, theksoi Smith.
Ndërkohë, sa i përket çshtjes se pse nuk ka veprime konkrete në këtë drejtim, eksperti tha se Bashkimi Evropian pret që kjo qasje të ndryshojë, por nga ana tjetër Serbia po e shfrytëzon këtë situatë dhe po pret përfundimin e luftës për të marrë anë.
“Prandaj, ndërsa të gjitha shtetet demokratike janë bashkuar për të dënuar agresionin rus, është e kotë që BE-ja të tolerojë Serbinë, sepse ajo nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë nuk tregon vetëm për politikën e jashtme të Serbisë, por edhe për vlerat e saj”, qartësoi Smith.
Ai vlerësoi se BE-ja nuk duhet të tolerojë që taksat e qytetarëve të saj dhe miliona investime evropiane të shkojnë në një vend që ka një regjim autoritar, që mbështet agresionin rus në Ukrainë dhe që furnizohet me armë nga Kina. /FolDrejt/