Eksperti i pavarur i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë me fokus vendet e Ballkanit Perëndimor, Daniel James, në një intervistë për Danas ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, shkruan Fol Drejt.
I pyetur nëse do të ishte e vështirë për Vuçiqin që të bënte një kompromis në bisedimet me Kosovën, Smith tha:
“Realisht Vuçiqi e ka të vështirë (kompromisin) vetëm sepse e mban në pushtet dhe larg përballjes me problemet e qytetarëve. Nëpërmjet strategjisë “përshkallëzim deri në deeskalim”, Vuçiq po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe Ballkanin, për të përfituar edhe nga Perëndimi edhe nga Lindja.”
Ai shtoi se derisa të arrihet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke, Vuçiq do të shkaktojë sërish tensione që kërcënojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Vuçiq duhet ta kuptojë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje kompromisi, por njohje e realitetit, për të cilin vetë Vuçiq është i vetëdijshëm“, theksoi Smith.
Smith qartësoi që njohja e pavarësisë së Vojvodinës mund të quhet kompromis për Serbinë, për integrimin e saj në BE; autonomia për Sanxhakun apo Luginën e Preshevës, por jo pranimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, të cilin e ka kërkuar vetë Serbia. /FolDrejt/