Mëngjesi është një vakt shumë me rëndësi.
Njerëzit e nisin ditën duke ngrënë ushqime të ndryshme, po një nga format është edhe përmes një smoothie të shijshëm dhe të shëndetshëm, përcjell fol Drejt.
Ju sjellim një pije të shëndetshme për një mëngjes të mirë.
Përbërësit që ju nevojiten:
– 1 filxhan qumësht kokosi
– 1/2 filxhan ananas të ngrirë
– 1 banane e pjekur
– 1 lugë gjelle vaj kokosi
– 1/2 lugë çaji shafran i Indisë
– 1/2 lugë çaji kanellë
– 1/2 lugë çaji xhenxhefil pluhur
– 1 lugë çaji fara chia
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini për rreth 30 sekonda.
Në vend të kokosit mund të përdorni një qumësht tjetër dhe në vend të farave chia mund të përdorni lirin.
Hidheni në gota dhe konsumojeni menjëherë./FolDrejt/