Dihet botërisht rëndësia e vaktit të mëngjesit.
Smoothie i kombinuar me arra dhe mollë, është një ide shumë e shëndetshme për ta konsumuar, përcjell Fol Drejt.
Përbërësit që ju nevojiten:
– 2 mollë të mëdha
– 100 ml qumësht
– 100 ml kos të trashë
– 40 g tërshërë
– një grusht arra
– një lugë çaji kanellë
Përgatitja:
Pritini mollën në kubikë, vendoseni në blender dhe më pas shtoni pjesën tjetër të përbërësve.
Përziejini gjithçka mirë dhe hidheni në gota.
Spërkateni me pak kanellë dhe arra të grira dhe më pas shërbejeni./FolDrejt/