Një smoothie mbushës për një vakt të mirë, është përherë një ide e shkëlqyer.
Tërshëra dhe kombinimi i saj ka shumë rëndësi, për t’ua dhënë ndjesinë e ngopjes, përcjell Fol Drejt.
Përbërësit:
(për 2 persona)
– 1 banane e madhe
– 1 filxhan fruta pylli
– 1 filxhan kos
– 1-2 lugë tërshërë
– Nëse dëshironi, mjaltë
– disa bajame për dekorim
(matje – filxhan 2,5 dl)
Përgatitja:
Shtoni frutat e pyllit, kosin dhe thekon në bananen e prerë, më pas vendosni gjithçka në një blender dhe përzieni.
Nëse është shumë e trashë, shtoni pak ujë ose kos.
Nëse ju pëlqen një smoothie më i ëmbël, shtoni pak mjaltë.
Hidheni në gota, dekorojeni me bajame dhe shërbejeni./FolDrejt/