Smoothie është një recetë e shëndetshme me fruta.
Përbërësit që mund t’i perdorni:
– 1 filxhan i vogël me manaferra të ngrira
– 1 banane
– rreth 2 cm xhenxhefil të freskët
– 50 ml ujë
– 100-200 ml kos më të trashë
– 2-3 lugë çaji fara chia
– mjaltë, për shije
Përgatitja:
Vendosni në blender frutat e ngrira të pyllit, bananen dhe rrënjën e pastruar të xhenxhefilit të prerë në copa të vogla.
Përziejini gjithçka së bashku shkurtimisht, më pas shtoni 50 ml ujë, përzieni derisa të përftoni një tul të trashë frutash.
Përgatitni dy gota, më pas vendosni një shtresë tul frutash, pastaj një shtresë me kos më të trashë.
Përsëriteni procesin derisa të konsumoni përzierjen. Në fund duhet të keni një shtresë kos mbi të cilën do të spërkatni farat chia.
Kur t’i bashkoni të gjitha, lëreni për 30 minuta që farat chia të fryhen përpara se ta konsumoni./FolDrejt/