Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, ka zbuluar se bazat e planit franko-gjerman, sugjerojnë njohjen e Kosovës, raporton Fol Drejt.
Sipas Daçiq plani fillimisht nis nga fakti që Kosova është e pavarur.
“Vendimet tona për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë ndikim në qëndrimin tonë në lidhje me Kosovën, nëse e bëjmë këtë do të zemërojmë pak miqtë tanë tradicionalë”, ka thënë ai për TV Pink.
Nevoja e Serbisë për ta shtrirë dorën e bashkëpunimit me gjithë botën, është e madhe, por sipas tij, ajo duhet po ashtu të përqendrohet në interesat e saj.
“Serbia rrezikon shumë duke vendosur sanksione kundër Rusisë, nuk ka garanci se nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare. Ne nuk kemi garanci nga dikush nga perëndimi se këto interesa do të mbrohen”, citohet të ketë thënë ai.
Daçiq, sikurse presidenti Aleksandër Vuçiq, kanë lënë të kuptohet se plani franko-gjerman do të refuzohet në mundësinë e parë./FolDrejt/