Matthew Shane, snajperist veteran nga Britania, 34-vjeçar, po ua mëson ushtarëve ukrainas zanatin e vet.
Në një intervistë për “The Time”, ai tha se ushtria ruse në Ukrainë nuk ka asnjë shans të fitojë. Shane vëzhgoi personalisht një patrullë këmbësorie ruse prej 12 ushtarësh në Irpin.
Kur filluan të shtënat, sipas tij, ata nga paniku filluan të iknin. Si rezultat i përleshjes, ushtria ukrainase vrau shumicën e grupit dhe disa nga rusët u larguan.
Shane Matthew ka shërbyer në Afganistan. Ai tha se “talibanët do të bënin një luftë më të mirë sesa rusët. Nuk ka asnjë shans që ata ta rrethojnë Kievin. Rusët janë taktikisht inferiorë”, ka thënë ai. /Epoka e re