Edhe 871 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky numër rastesh ka ardhur nga 2376 testime sa janë kryer gjithsej, transmeton Fol Drejt.
Derisa nuk raportohet për të vdekur, kjo Ministri njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 341 persona.
3263 raste janë ende aktive./FolDrejt/