Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë vjen një valë solidariteti nga Europa. E gjithë Europa është solidare me Shqipërinë, shkruan presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.
Reagime pas tërmetit në Shqipëri erdhën edhe nga Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Ai shkroi në twitter, se “jam thellësisht i prekur për lajmet e tërmetit shkatërrues në Shqipëri. E gjithë Europa është solidare me vendin dhe njerëzit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dashurit e tyre.”
Edhe Kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borissov, shkruan në twitter se e ndan dhimbjen me shqiptarët në këtë ditë të vështirë dhe shprehim shpresën për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve e restaurimin e dëmeve materiale. Jemi gati të ndihmojmë.” Kurse ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov shkruan se “jam thellësisht i prekur për lajmin e humbjes së jetëve në Shqipëri. Gati të ndihmojmë.”