Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

Solidarnosti ishte femëror – heroinat e harruara të lëvizjes së njohur polake

5 vjet më parë
in HISTORI, KRYESORE, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Barbara Labuda flet me dëshirë për gratë e “Solidarność” – Solidaritetit, sindikatës polake, që jashtë vendit lidhet gati vetëm me emrin e kreut të saj për një kohë të gjatë, Lech Walesa. Labuda ka qenë vetë aktiviste e opozitës demokratike në Poloninë komuniste, anëtare e Solidarnostit, e pas kthesës politike në vitin 1989 deputete në parlamentin polak. Madje edhe në Poloni të rinjtë dinë pak për pjesëmarrjen e grave në grevat në Gdansk apo qytete të tjera polake në gusht 1980. Atëkohë u krijua sindikata e lirë dhe e pavarur Solidarnost dhe pushteti i komunistëve filloi të lëkundet, shkruan DW.

Përtej Polonisë e njohur u bë vetëm Anna Walentynowicz. Regjisori i njohur gjerman, Volker Schlöndorff në filmin e tij “Strajk – Heroina e Gdanskut” (2006) i ngriti asaj një përmendore artistike. Walentynowicz ishte drejtuese vinçi në kantierin e anijeve me emrin e Leninit në qytetin pranë brigjeve të Detit Baltik, Gdansk. Largimi i saj nga puna për arsye politike ishte arsyeja e drejtpërdrejtë e grevës më 14 gusht 1980.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web
Solidarnosc | Anna Walentynowicz 1980 (picture-alliance /Leemage/Effigie)Anna Walentynowicz dhe Lech Wałęsa, 1980

Kurse Henryka Krzywonosin, një shofere tramvaji nuk e njeh kush në Poloni, po ishte ajo që organizoi grevat e solidaritetit të ndërmarrjeve të transportit në të gjithë rajonin. Në pamjet e Solidarnostit dominojnë burrat. Baballarë me mustaqe si Lech Walesa, që krahasohen nga gazetarët perëndimorë me themeluesit e Shteteve të Bashkuara.

Një grevë për Annën

Figura kryesore në grevën e gushtit ishte Anna Walentynowicz. Ajo punonte prej 30 vjetësh në kantierin e Leninit si saldatore, më pas si drejtuese vinçi. Shpesh ajo i mbronte të drejtat e punëtorëve, si punëtore që thyente rekordet e normës së punës në fillim, më pas si aktiviste e grave. Në vitin 1978 ajo ishte bashkëthemeluese e Sindikatave të Lira. Për këto aktivitete ajo u pushua nga puna për shkaqe disiplinore, pesë muaj para pensionit.

Si pasojë punëtorët e dy reparteve më 14 gusht 1980 e lanë punën dhe bindën edhe të tjerët për të kaluar në grevë. Në listën e kërkesave kryesorja ishte rikthimi në punë i Anna Walentynowiczit dhe elektriçistit, Lech Wałęsa, i pushuar pak vite më parë.

Gratë e shpëtuan grevën

Edhe ndërmarrje të tjera e lanë punën: Në ditën e tretë të grevës, Lech Walesa bëri të ditur mbylljen e grevës, për shkak se disa kërkesa për rritje rroge do të plotësoheshin. Por ishin gratë që e bindën Walesën të vazhdojë grevën, deri sa të plotësoheshin edhe kërkesat e ndërmarrjeve të tjera. Ndryshe ata „do të na shtypin si morrat”, thirri Henryka Krzywonos, që kishte ardhur tek porta e kantierit për të bërë të ditur, se në tre qytete të gjithë tramvajet ishin ndalur. Shitësja 19 vjeçare e kioskës atëherë, Ewa Ossowska, infermierja, Alina Pieńkowska (28) dhe inxhinerja, Joanna Duda-Gwiazda (41) i ndalën punëtorët që donin të largoheshin pas gjoja fundit të grevës në kantierin Lenin.

Ditën tjetër u ofruan 21 kërkesa të grevistëve si për shembull ofrimi i imunitetit grevistëve, lirimi i të burgosurve politikë dhe sidomos legalizimi i sindikatave të pavarura dhe në vetëadministrim. Ora e lindjes së Solidarnostit.

Polen Henryka Krzywonos (picture-alliance/AP Photo/C. Sokolowski)Në vitin 1980 Henryka Krzywonos luftoi për lirinë, në vitin 2015 për drejtësinë

Greva zgjati dy javë dhe përfshiu të gjithë vendin. Solidariteti me grevistët u kthye në çështje kombëtare. Më 31 gusht 1980 përfaqësuesit e punëtorëve dhe krerët e partisë komuniste nënshkruan „Marrëveshjen e Gdanskut”. Me këtë për herë të parë në një vend socialist u lejua një sindikatë e pavarur. Vitet e ardhshme afër 10 milionë polakë iu bashkuan Solidarnostit. Ai ishte edhe një sinjal për qytetarë të tjerë të Europës Lindore në RDGJ, Çeki, Hungari deri në Bullgari, Rumani e Bashkimin Sovjetik. Në Gdansk filloi para 40 vjetësh marshimi i gjatë në drejtim të lirisë dhe Europës së bashkuar.

Heroinat e harruara

Po në këtë histori nuk zënë vend gratë e Solidarnostit. Heroinat e harruara, aktivistet e grevës. Si Ewa Ossowska. Kur drejtuesit e kantierit e mbyllën radion e ndërmarrjes, Ewa Ossowska u ngjit në një automjet fabrike nën dritaret e drejtorisë dhe kërkoi rifillimin e programeve. Walesa iu bashkua asaj, kjo është fiksuar në shumë foto. Por në fotot më të njohura shihet vetëm drejtuesi i grevës, Lech Walesa. Brunja e re nuk shihet gjëkundi. Sot për të nuk ka as edhe një shënim në leksikun e Solidarnostit. “Mua më preku historia e saj dhe vendosa ta gjej”, thotë Marta Dzido, që ka xhiruar një film për gratë e Solidarnostit e më pas një libër. Pas kërkimesh ajo e gjeti Ossowskan në Itali, ku ajo jetonte që nga vitet 90-të, e larguar në kërkim të një jete më të mirë.

Por ka edhe heroína të tjera të harruara. Me 54% gratë përbënin gjysmën e anëtarëve të Solidarnostit, megjithatë në instancat përfaqësuese të sindikatës ato janë shumë pak të përfaqësuara. Në një kohë që burrat e Solidarnostit ishin të internuar, gratë punonin në ilegalitet për të, por vetëm pak prej tyre u futën në listat zgjedhore në zgjedhjet e para të lira në vitin 1989.

Ishin gratë që publikuan “Mazowsze”, revistën e parë të sindikatës. Qindra prej tyre pas vendosjes së ligjit të luftës në dhjetor 1981 u arrestuan, internuan, u morën në hetime brtuale dhe u poshtëruan. Dënimin më të madh në kohën e ligjit të luftës, 10 vite burg e mori Ewa Kubasiewicz. Në dhjetor 1981 ajo organizoi një grevë në Akademinë e Marinës në Gdingen.

40 Jahre Solidarnosc I Solidaritätsbewegung in Polen (picture-alliance/PAP/J. Morek)Lëvizja greviste në Polini Ewa Ossowska, Lech Walesa e aktivistë të tjerë

Vend për gratë

„Për të njohur rolin e gruas nevojitet një vështrim nga jashtë », thekson Małgorzata Fidelis, historiane në Universitetin e Çikagos. Më vonë feministet polake vunë re se në rrëfimin tradicional për lëvizjet opozitare dhe solidaritetit mungonin gratë. „Ka shumë pak studime për to”, thotë Fidelis.

Pas kthesës politike në vitin 1989 ndryshoi pak. Grave me ambicie politike iu tregua vendi. “Nuk është e vërtete që gratë nuk donin të hynin në politikë. Ato donin, por duhet të kishin një fuqi të jashtëzakonshme depërtimi”, thotë Barbara Labuda. Ajo në vitin 1989 i detyroi kolegët ulur në tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të partisë komuniste, të paktën të kishin aty edhe një grua. “Nëse nuk doni të jem unë, atëherë lini këdo tjetër nga ne, edhe sikur simbolikisht”, kujton Labuda. Në fund në tryezë ndodheshin më shumë priftërinj katolikë (tre) dhe vetëm dy gra. Gjithsej 56 burra. “Politika ishte çështje burrash, jo vetëm në Poloni. Solidarnosti ishte një lëvizje fantastike, që e emancipoi shoqërinë, por ky emancipim nuk preku qëndrimin ndaj gruas dhe kishës”, kritikon Barbara Labuda.

Nga seria e „Koha e Solidarnostit” – një projekt i Deutsche Welles me gazetën Newsweek Polska. #CzasSolidarności

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Në Mostar do votohet pas 12 vjetësh…

Lajmi tjetër

Inteligjenca turke operacione kundër PKK-së e cila po përgatiste sulme

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM