Hamza Abdi Barre mori detyrën si kryeministri i 21-të i Somalisë, pas votëbesimit nga të 220 anëtarët e parlamentit sot, njoftuan mediat lokale.
Televizioni Kombëtar Somalez raportoi se kryeministri i ri do të zgjedhë kabinetin e tij brenda 30 ditësh, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i parlamentit Aden Madobe u citua nga mediat lokale të ketë thënë se të gjithë 220 ligjvënësit e pranishëm sot hodhën votat e tyre në favor të Barre.
Ardhja e Barre në detyrë ndodh një muaj pasi parlamenti zgjodhi Hassan Sheikh Mohamud president të ri të vendit të Bririt të Afrikës./FolDrejt/