Yann Sommer nuk po heq dorë nga shpresat e tij për t’u bashkuar me Bayern Munichun.
Borussia Monchengladbach i ka thënë portierit dhe Bayernit se ai nuk do të shitet në janar, por sipas Sky Sport në Gjermani, Sommer i është lutur zëvendëspresidentit të klubit Rainer Bonhof që ta lërë të largohet pasi tashmë ka shprehur dëshirën e tij për bashkim me Bayernin, transmeton Fol Drejt.