Heung-Min Son do të kryej sherbimin ushtarak ndaj shtetit të Koresë së Jugut. Ushtria është e detyruar në shtetin aziatik për 2 vite, por pas fitimit të medaljes së artë të Kupës së Azisë, Son e shmangu.
Situata e krijuar nga COVID-19 ka bërë që aziatikët të shfrytëzojnë menjëherë momentin dhe të thërrasin Son për të kryer ushtrinë. Ai do të kalojë një shërbim ushtarak më të reduktuar.
Mesfushori i Tottenham do të kthehet në Angli në muajin maj. Ai e kaloi dëmtimin, pasi kishte probleme me krahun e tij. Sulmuesi koreano-jugor do të rikthehet menjëherë në Londër me të kryer shërbimin e tij të detyruar ushtarak si kërkesë dhe nga klubi.