Një person mesatar do të kalojë 882 orë i ulur në divan këtë dimër, pohon një sondazh, shkruan The Sun, përcjell Fol Drejt.
I ftohti dhe errësira bën që britanikët të shtrihen në divan për gjashtë orë në ditë nga tani deri më 26 mars.
Ata gjithashtu do të kalojnë 735 orë duke parë TV dhe 441 orë duke sërfuar nëpër mediat sociale.
Sondazhi i 2,000 të rriturve, për Sports Direct, zbuloi gjithashtu se 48 për qind e njerëzve dështojnë t’i përmbahen rutinës së tyre të stërvitjes në dimër.
Edhe fushata “Mposhte heqjen dorë” ka nisur për të inkurajuar njerëzit të kapërcejnë pengesat dhe të dalin për të ushtruar.
Një zëdhënës nga The Outrunners, duke punuar me Sports Direct, tha: “Lëvizja ka një ndikim të thellë pozitiv në shëndetin dhe mirëqenien tonë mendore.
“Nuk është sekret se mund të jetë më pak joshëse të dalësh për vrapim kur jashtë është ftohtë dhe errësirë, kjo është arsyeja pse ne jemi këtu për të motivuar njerëzit dhe për ta bërë më të lehtë vazhdimin.
“Ne jemi këtu që së bashku të mposhtim heqjen dorë.” /FolDrejt/