Sondazhi i IFOP sheh grupin e dytë parlamentar më të madh si aleancën e re të krahut të majtë të udhëhequr nga Jean-Luc Melanchon, e cila ka nga 170 deri në 205 vende.
Mund të ndodhë që Presidenti Emanuel Macron të mos fitojë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare, rezultatet e sondazhit treguan më pak se dy javë para raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas hulumtimit të fundit nga Instituti për Studimet e Marketingut në Francë dhe Jashtë vendit (IFOP), kampi qendror i Macron do të ishte ende grupi më i fortë në dhomën e ardhshme të ulët, duke fituar 27 për qind të votave ose 275 me 310 vende nga 577, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.