Shumica dërrmuese e rusëve, 79 për qind, i miratojnë aktivitetet e presidentit Vladimir Putin dhe pothuajse 81 për qind i besojnë atij, sipas rezultateve të një sondazhi të kryer sot nga Qendra Gjith-Ruse për Hulumtimin e Opinionit Publik (VCIOM), transmeton FolDrejt.
Kur u pyetën nëse i miratojnë apo jo aktivitetet e presidentit, 79 për qind e të anketuarve thanë se i miratojnë dhe 13,5 për qind nuk e miratojnë.
81 për qind e të anketuarve i besojnë Putinit, dhe 15,4 për qind e tyre shprehën mosbesim ndaj liderit të Rusisë, shkruan RIA Novosti, transmeton FolDrejt.