Votuesit demokratë në SHBA janë më pak mbështetës për kandidaturën e Joe Bidenit për president në vitin 2024 sesa mbështetësit e përfaqësuesit republikan Donald Trump, sipas një sondazhi të Reutersit dhe Ipsosit.
Anëtarët e regjistruar të Partisë Demokratike, 52 për qind e tyre, besojnë se Biden nuk duhet të kandidojë përsëri, krahasuar me 40 për qind të republikanëve, të cilët thonë të njëjtën gjë për Trump.
4,408 persona morën pjesë në sondazhin, i cili u zhvillua midis 6 dhe 13 shkurtit, transmeton Fol Drejt.