Nga Ambasada e Japonisë në Kosovë është bërë e ditur se sonte do të organizohet mbrëmja japoneze, shkruan Fol Drejt.
E gjitha për t’i shijuar tingujt e instrumentit japonez Koto.
Artistja Atsuko Suetomi do të interpretojë melodi të ndryshme me Koto, të shoqëruara edhe me pjesë vallëzimi japonez.
Eventi në fjalë do të mbahet në amfiteatrin e Universitetit të Prishtinës me fillim të orës 19:00./FolDrejt/