Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Sonte Nata e madhe e Kadrit: Gjërat që duhet ti dini

6 vjet më parë
in LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nata e Kadrit për besimtarët myslimanë është një natë të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta. Siç thuhet në Kuran, ajo është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj, në të engjëjt e Zotit të kryesuar nga Xhebraili zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri si edhe ajo është një natë e bereqetshme dhe mbizotëruar nga paqja deri në agim.

Pavarësisht rëndësisë së saj, është i mirënjohur fakti se nata e kadrit nuk është saktësisht e përcaktuar. Opinionet e dijetarëve në lidhje me të kanë qenë të shumta, por ekziston një konsensus i përgjithshëm sipas së cilit nata e kadrit gjendet në një nga dhjetë netët e fundit të ramazanit dhe me shumë mundësi në një nga dhjetët netët teke të tij. Shumë besimtarë ndjehen të intriguar nga fakti i fshehjes së kësaj nate. Përse Zoti nuk e ka bërë qartësisht të ditur atë? Përse ajo është mbajtur e fshehtë dhe besimtarët janë urdhëruar ta kërkojnë atë në një nga dhjetë netët e fundit të ramazanit? Në vijim do të përzgjedhim disa prej arsye teologjike për një fakt të tillë, ashtu siç janë ofruar ata nga Imam Fakhrudin el-Razi në komentin e tij të Kuranit “Mefatih el-Gajb”. Ndonëse, ato nuk mund të quhen në asnjë mënyrë shteruese, gjithsesi ato hedhin dritë mbi disa prej urtësive që qendrojnë pas fshehjes së natës së kadrit.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Pikësëpari, Imam Razi këmbëngul se habia jonë me fshehjen e natës së kadrit është në fakt dëshmi se nuk i kemi kushtuar vëmendjen e duhur mënyrës se si Zoti e ka ndërtuar fenë e Tij. Nëse do ta kishim bërë një gjë të tillë do të kishim kuptuar se nuk ka asgjë të pazakontë në fshehjen e natës së kadrit. Kjo sepse Zoti e ka fshehur atë njësoj siç ka fshehur pranimin e veprave të adhurimit, në mënyrë që të kryejmë sa më shumë prej tyre. Ai e ka fshehur pranimin e lutjeve në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë ato, por të përpiqemi të kryejmë sa më shumë. Ai e ka fshehur pranimin e pendimit tonë, në mënyrë që ne të jemi gjithnjë në gjendje pendimi. Zoti e ka fshehur prej nesh emrin e Tij më të madh, përmes së cilit është e mundur përmbushja e çdo lutjeje, në mënyrë që ne të mos i neglizhojmë emrat e tjerë të Tij, por të thellohemi në meditimin e tyre dhe në lutjen e Zotit me to. Po ashtu Ai e ka fshehur prej robit të tij ditën se kur ai do të vdesë, në mënyrë që njeriu t’i druhet Zoti dhe ta adhurojë Atë çdo ditë njësoj sikur ajo të jetë e fundit . Njgjashëm si këto arsye që sapo përmendëm, si edhe shumë të tjera përveç tyre, Zoti ka vendosur të fsheh edhe natën e kadrit në mënyrë që ne të përpiqemi në adhurime gjatë gjithë ramazanit dhe veçanërisht gjatë dhjetë ditëve të fundit të tij.

Së dyti, nëse Zoti do ta kishtë bërë të ditur natën e kadrit dhe do të urdhëronte që ajo të kalohej në adhurime dhe lutje, atëherë është krejt e mundur që besimtarët të shtyrë nga dëshirat e ulta të nefsit dhe vesveset e shejtanit nuk do ta përmbushnin atë ashtu siç duhej, por përkundrazi do ta kalonin atë duke kryer gjynahe dhe vepra të liga. Në këtë rast kryeja e një gjynahu duke i qenë i vetëdijshëm se është nata a kadrit është më e rëndë se kryerja e një gjynahu duke mos e ditur saktësisht se ai është kryer në natën e kadrit. Kësisoj Zoti e ka fshehur atë si mëshirë për adhuruesit në mënyrë që besimtari të mos sprovohet përtej mundësisë së tij dhe të mos bie në një gjynaf të madh gjatë asaj nate.

Së treti, nëse Zoti do ta kishte bërë të ditur natën e kadrit dhe do të kishte urdhëruar që ajo të kalohej në adhurime dhe lutje dhe besimtari për një arsye apo tjetrën do refuzonte me vetëdije kryerjen e adhurimeve dhe lutjeve gjatë saj, atëherë kjo do të përbënte kufër, duke qenë se një veprim i tillë do të nënkuptonte refuzimin e vetëdijshëm të urdhërit të Zotit. Duke pasur parasysh natyrën e dobët njerëzore dhe vesveset e shejtanit, Zoti i madhëruar e ka fshehur natën e kadrit në mënyrë që besimtari të mos bie në një gjendje të tillë gjatë saj dhe të shpresojë gjithnjë se ajo natë që ai ka kaluar në gjynah ndoshta nuk ka qenë nata e kadrit.

Transmetohet se një ditë profeti (a.s.) hyri në xhami dhe pa se një nga sahabët ishte duke fjetur gjumë dhe iu drejtuar Aliut duke i thënë: “Zgjoje atë në mënyrë që të marrë abdes”. Aliu e zgjoi personin në fjalë dhe më pas iu drejtua Profetit (a.s.) duke i thënë: “O i dërguari i Zotit ti je i pari në punët e mira, përse atëherë nuk e zgjove ti vetë atë?” Profeti iu përgjigj: “Sepse refuzimi i tij ndaj teje (d.m.th. refuzimi i kërkesës tënde që ai të zgjohej) nuk përbën kufër, prandaj unë veprova në këtë mënyrë nga droja se mos ai kryente krim (d.m.th. mosbindje, kufër) nëse do të kishte refuzuar kërkesën time”. Pra, si kundërshtimi i vetëdijshëm i Profetit (a.s.) ashtu edhe kundërshtimi i Zotit konsiderohen kufër dhe natyra njerëzore është e dobët, prandaj edhe Profeti dërgoi Aliun që ta zgjonte sahabin në fjalë, sepse i frikësohej ndonjë reagimi refuzues të tij si pasojë e gjendjes së përgjumjes. Në të njëjtën mënyrë edhe Zoti duke e njohur më së miri natyrën njerëzore e ka fshehur natën e kadrit në mënyrë që besimtari të mos e refuzoj atë si pasojë e dobësisë së nefsit apo vesveseve të shejtanit.

Së pesti, fshehja e Natës së Kadrit shërben, gjithashtu, si një nxitje për besimtarin që të mendojë mirë për agjërimin e tij dhe të mos pezmatohet. Nëse nata e kadrit do të ishte e ditur dhe besimtari do të kishte dështuar në përmbushjen e saj ashtu siç duhej, atëherë ai do të pezmatohej në ditët në vijim dhe do të mendonte se agjërimi i tij nuk ishte i pranuar tek Zoti. Fshehja e natës së kadrit i jep mundësi besimtarit që të jetë optimist për agjërimin e tij, që të mos e humbë shpresën dhe që të ketë mundësi që të rekuperojë në herë tjetër natën që e ka humbur duke mos iu kushtur adhurimeve të Zotit.

Ndonëse arsyeja e vërtetë e fshehjes së natës së kadrit mbetet në fund të fundit një çështje që i përket vetëm Zotit, gjithsesi besimtarët janë të udhëruar që të përpiqen të zbulojnë urtësitë e Zotit dhe të meditojnë për kuptimin e tyre.// Marrë nga Erasmus, qendër studimore fetare.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dimitrov për Der Standard: BE duhet të hap negociatat, ndryshe do dëmtonte imazhin e saj

Lajmi tjetër

Banoret e Sanxhakut kërkojnë autonomi!

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM