Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte një arenë e përballjes së dy klubëve kryesore të futbollit kosovar.
Kampioni Ballkani do të jetë mysafir i FC Prishtinës.
Ndeshja pritet të nis në ora 20:00.
Skuadra nga Suhareka aktualisht kryeson tabelën me 19 pikë derisa ajo nga kryeqyteti është e pesta me 11 pikë.
Ekipi i Ilir Dajas, në pesë ndeshjet e fundit i ka katër fitore dhe një barazim derisa ai i Debatik Currit, i ka katër fitore dhe një humbje.
Futbollistët e Ballkanit do të hyjnë në këtë takim goxha të motivuar, pasi në ndeshjen e rrethit të dytë të UEFA Conference League e mposhtën po në “Fadil Vokrri”, gjigandin kroat Dinamo Zagreb, me rezultat 2:0.
Për të interesuarit biletat për ndeshjen dalin në shitje në ora 14:00.