Ministria e Kulturës ka njoftuar se sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës nga ora 19:00 hapet ekspozita “Strange Seed” nga artisti Fatmir Mustafa-Karllo, shkruan Fol Drejt.
“Veprat e Fatmir Mustafës janë të lidhura, jo në kuptimin e artit si projeksion për përvojat personale por si dëshmi e gdhendur në material. Për dy dekada të mira, shumë prej veprave të tij kanë qenë të ndërlidhura me performanca dhe ndërhyrje të cilat riformulojnë hapësirat dhe proceset shoqërore duke i bashkuar ato me një këndvështrim alternativ.”, shkruan në njoftimin e minstrisë.
Tutje aty thuhet se punimet e prezentuara në ekspozitën “Farë e çuditshme” u përkasin situatave, në radhë të parë në raport me hapësirat konkrete historike dhe publike prej nga buron materiali i përdorur dhe të cilave në të njejtën kohë edhe ju referohet.
Ekspozita është e kuruar nga Thomas Obrender. /FolDrejt/