Sonte dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e raundit të fundit në Champions League, shkruan Fol Drejt.
Përderisa në grupet A, B dhe C janë përcaktuar tashmë ekipet që do të vazhdojnë tutje, në grupin D akoma gjithçka është e paqartë sa i përket ekipeve që do të kualifikohen tutje, me Tottenham Hotspur që i prinë grupit me 8 pikë dhe sonte do të përballet me Marseille që është e fundit në grup me 6 pikë. Takimi do të zhvillohet në Francë dhe meqenëse Marseille është në vendin e katërt në tabelë, me një fitore ndaj Tottenham do të kualifikohej tutje.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo në mes të Sporting CP dhe Eintracht Frankurt, me të dy ekipet që kanë nga 7 pikë dhe me gjasa të barabarta për kualifikim në fazën tjetër. /FolDrejt/
Ndeshjet tjera në program për sonte:
Liverpool-Napoli
Rangers-Ajax
Bayer Leverkusen-Club Brugge
FC Porto-Atletico Madrid
Bayern Munchen-Inter
Viktoria Plzen-Barcelona