Në ditën e sotme, para 14 vjetëve, është ndaluar treni që qarkullonte nga Fushë Kosova për në veri të Kosovës.
Si ndodhi kjo tregon ish-shefi i stacionit hekurudhor në Mitrovicë, Ymer Sallahu.
“Me zë më të ulët po më thotë krejt drejtorinë e Beogradit e kam këtu edhe sigurimin edhe treni duhet me u kthy mbrapa. I thashë pse more mbrapa, le të vazhdon treni, tha jo, s’po më lajnë”, u shpreh ai.
Në rast se treni vazhdonte, ai do të bllokohej nga serbët në Zveçan.
Refuzimi i veriorëve i vuri para një pozitë të palakmueshme Mitrovicën e Prishtinën.
Vendimi që u mor ishte disi politik, por i dhimbshëm për udhëtarët.
“Nuk ka pasur kurrfarë kuptimi se atëherë i binte që po e ndajmë vetë anën veriore, na tentonim trenin me çu deri në kufi me Serbinë”, u shpreh tutje ai.