Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës për vepra të ndryshme penale.
Një prej tyre, 33-vjeçari me inicialet E.A., banues në Sarandë, është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të IEVP-së.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Raporton topchannel.com përcjell Foldrejt.com