Ceremonia pritet të fillojë nga ora 10:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit zyrtar, nën organizimin e Presidentes Vjosa Osmani, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës gjeneralmajor Bashkim Jasharin do ta merr gradën gjenerallejtënant.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon gjeneralmajor Bashkim Jasharin në gradën gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Jashari është në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që nga 1 dhjetori i këtij viti./FolDrejt/