Para 25 viteve u diskutua për fatin e Kosovës në kështjellen e Rambujesë.
16 përfaqësuesit nga Prishtina udhëtuan drejt vendit në afërsi të Parisit, për të negociuar për herë të parë me palën serbe.
Delegacioni kosovar përbëhej nga anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes së Bashkuar Demokratike dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nuk shkonin mirë në mes veti.
Por, rrugës pengesat për pjesëtarët e UÇK-së, ishin të mëdha.
Autoritet serbe më 5 shkurt nuk lejuan që kosovarët të nisen nga aeroporti i Prishtinës. Por menjëherë një ditë pas ky udhëtim u realizua më 6 shkurt të vitit 1999.
Pala kosovare pranoi marrëveshjen e propozuar në Rambuje, por jo edhe ajo serbe.
Dhe radha ishte që të ndërhynte NATO, të sillte lirinë e aq shumë të pritur në Kosovë.