Sot, në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, do të bëhet hapja dhe përurimi i lokalitetit arkeologjik në Prizren.
Kjo ngjarje do të nisë prej orës 18:00 e deri në orën 21:00, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lokaliteti është në emër të ‘’Programit për integrimin e trashëgimisë kulturore në planifikim hapësinor’’ të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosovë, përmes Programit për Zhvillimi Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.
Ky projekt sjell në pah dëshmitë për ekzistencën e qytetit që nga shekulli i IV-të, si dhe promovon nxitjen e planifikimit urban gjithëpërfshirës përmes rigjenerimit urban të hapësirës./FolDrejt/