Rrjeti KOSINT nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Balkan Sunflowers Kosova dhe Roma, Syri i Vizionit, and Ashkalia Documentation Center, organizon sot konferencë për prezantimin e analizës së procesit të legalizimit dhe ndikimit të tij tek komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Konferenca është paraparë të mbahet sot (më 21 qershor 2023), në ambientet e Hotel Garden Prishtina, në Prishtinë.
Pjesëmarrës në këtë konferencë pritet të jenë edhe ministrat Liburn Aliu, ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Elbert Krasniqi, ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
Prezantimi i ekspertizës do të bëhet nga znj. Drita Shabani
Punimet kjo konferencë, sipas agjendës, pritet t’i fillojë nga ora 10:20./FolDrejt/