Sot pritet të mbahen ceremonitë e betimit të tre kryetarëve komunalë në veri, atij të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, shkruan Fol Drejt.
Ceremonia e betimit të kryetarëve në veri do të nisë në ora 10:00.
Në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci në shkollën e fshatit Boletin, ndërkaq po në ora 10:00 do të betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në Çabër.
Në ora 13:00 do të betohet kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi në Bistricë./FolDrejt/