Sot mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), transmeto Fol Drejt.
Ceremonia mbahet në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë. /FolDrejt/