Sot Kuvendi i Kosovës pritet të mbaj një seancë të re plenare duke filluar prej orës 10:00, shkruan Fol Drejt.
Në këtë seancë pritet të mbahet një interpelancë, të shqyrtohen disa projektligje e rekomandime.
Interpelanca është me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen:
“Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.
Ky pritet të jetë rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021./FolDrejt/