Sot pritet të vijojë gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Gjykatën Speciale në Hagë, shkruan Fol Drejt.
Zyra e Prokurorit Special pritet t’i paraqes provat e para nëpërmjet dëgjimit të dëshmitarëve të parë. Seanca dëgjimore për dëshmitarët pritet të ketë edhe më datat 11, 12, 13, por edhe më 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit po rëndojnë akuzat për krime lufte. Më saktë, për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Ua kujtojmë se në deklaratat e tyre të para ata nuk i kanë pranuar këto akuza ndërsa janë deklaruar të pafajshëm që të gjithë./FolDrejt/