Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), gjatë dy ditëve në vijim, pritet të mbaj mot i ndryshueshëm, me vranësira, shkruan Fol Drejt.
Gjatë dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s./Foldrejt/