Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ndër të tjera, sot do t, diskutojë mbi zyrtarizimin e numrit të vërtetë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës gjenocidiale në Kosovë, raporton Fol Drejt.
Njoftimi i plotë i Zyrës për Informim pranë Kuvendit të Kosovës:
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Takim në Komision me Nysret Pllana – anëtar i Kryesisë së Institutit për krimet gjatë luftës në Kosovë;
Temë diskutimi: Zyrtarizimi i numrit të vërtetë të fëmijëve të vrarë gjatë luftës gjenocidiale në Kosovë.
3. Takim në Komision me Hilmi Jashari – ekspert ligjor.
Temë diskutimi: Çështja e përmbylljes së propozimeve eventuale në Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore;
4. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të fundit;
5. Shqyrtimi i Peticioneve;
6. Të ndryshme.