Sot, Komuna e Podujevës shënon Ditën e Çlirimit të Podujevës, me ç’rast Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Zyrën për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim kanë oraganizuar aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet në këtë komunë kanë filluar në 7 e 30 me ecje në shtegun Baki Ejupi, ndërkaq në 9 e 30, do të mbahet manifestimi me vetura malore nga Park Plazza drejt bjeshkëve të Turuçicës, transmeton Fol Drejt.
Në 10, do të mbahet një seancë solemne në kuvend komunal, pastaj, pas gjysmë ore do të vazhdohet me homazhe në nderim të dëshmoreve.
Në orën 11 e 30 mbahet aktiviteti, festojmë me biçikleta, në shtegun Podujevë-Orllan.
Në 13 mbahet turneu në futboll të vajzave, në pallatin “Hakif Zejnullahu”.
Kuvendi i të Rinjve të Kosovës në bashkëpunim me DKRS, mbajnë aktivitetin “Rinia përkujton dëshmorët”, në orën 14.
Në orën 16, në teatrin e kësaj komune, do të shfaqet premiera e filmit dokumentar “78 ditë mbijetesë”.
Filmi dokumentar “Golgota e Llapit”, realizuar nga Bardhyl Bekteshi Blakçori, shfaet në orën 17, ndërkaq shfaqja “Emigrantët”, në orën 20.
Aktivitetet në këtë komunë përmbyllen me marshin e nxënësve “Flakadanët e lirisë, te monumenti i shqiponjës./FolDrejt/