Edhe sot, në ditën e gjashtë me radhë, serbët e veriut pritet të protestojnë para objekteve të komunave në veri të vendit, shkruan Fol Drejt.
Protesit serbë kanë kërkuar që kryetarët e sapozgjedhur të tërhiqen nga e drejta për ushtrimin e detyrës dhe bashkë me ta edhe policia dhe KFOR-i.
Qindra protestues serbë janë para këtë të premte në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Komunën e Zveçanit.
Ndërsa pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, kanë marrë pozicionet e tyre në këtë komunë.
Lista Serbe bashkë me grupet kriminale atje, duke i përfshirë edhe pjesëtarë të grupit famkeq Wagner, janë parë ditët e kaluara në mesin e protestuesve.
Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të bëjnë më shumë në aspektin e uljes së tensioneve dhe zgjidhjeve të problemeve me mjete paqësore.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka përsëritur më shumë se sa një herë që është i interesuar t’i zgjidh dilemat me serbët nëpërmjet dialogut, por po ashtu ai ka theksuar se nuk e ka ndërmend të ua dorëzojë këtë pjesë të shtetit huliganëve serbë./FolDrejt/