Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përkujtoi viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këtë Mehaj reagoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës po kujtojmë të gjitha ato gra e vajza, burra e djemë, që përjetuan e vazhdojnë t’i kujtojnë vuajtjet e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
20,000 rastet e raportuara të dhunimeve seksuale nga pjesëtarët e forcave serbe përbëjnë numrin e atyre që patën guximin të shprehin përjetimet e tyre, por shumë të tjerë zgjodhën të heshtin. Edhe heshtja e tyre flet shumë!
Krimi i dhunës seksuale nuk harrohet.
Dënimi i autorëve të 20,000 rasteve do të kthente heshtjen në zë, e zërin në jehonë”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/