Sot (21 qershor) është dita më e gjatë e vitit. Në orën 17.54 dielli arrin pikën më veriore të saj dhe njëherësh simbolizon fillimin e stinës së verës, shkruan foldrejt.com.
Në trojet shqiptare sot dita zgjat rreth 16 orë – mes agonisë dhe perëndimit të diellit.
Sa më në veri të trojeve shqiptare (fjala vjen Kroaci, Zvicër, Gjermani, Suedi, Islandë) aq më e gjatë është dita e sotme. Fjala vjen në Oslo sot dita është 18 orë e 50 minuta. Çdo qytet që është më në veri se Oslo (ose më konkretisht mbi paralelen 66.5) asnjëherë nuk bëhet natë gjatë kësaj dite, informon foldrejt.com.
Shembull kemi qytetin Tromsö ku dielli qëndron lart në qiell mes 20 majit dhe 22 korrikut. Pra rreth dy muaj nonstop. Në Nordkap kjo zgjat edhe më tepër mes 14 majit deri 29 korrik.
Ajo që mbetet çdoherë konstante është vija ekuatoriale. Atje dita çdoherë zgjat 12 orë si sot – ashtu edhe në dimër./Foldrejt.com