Sot shënohet dita e “8 Marsit” – Dita Ndërkombëtare e Gruas. Për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta. Tek shqiptarët kjo ditë njihet edhe si Dita e Nenës.
Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.
Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.
Kur jemi te barazia, 25 vjet pas platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB pubikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet. Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.
“75 përqind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajn ë 73 përqind të posteve manaxheriale, 70 përqind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, thotë shefja e UN Women.
“Ne jemi reduktuar në 20-25 përqind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku”. Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.
Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta. Ajo tregon shembujt: “Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër ës htë më e madhe se 90 përqind.
“Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit,” thotë Silke Staab. Nga kontributet e mbledhura prej shumë vende është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t’i zbatuar mbetet i dobët.