Sipas njoftimit zyrtar, rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve, transmeton Fol Drejt.
Këto punime janë paraparë të fillojnë sot e do të zgjasin një muaj.
“Nga dita e hënë 12.09.2022, nisin punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” tek Pallati i Drejtësisë, dhe siç njofton Komuna e Prishtinës, kjo rrugë do të bllokohet për një muaj, përkatësisht deri më datë 12.10.2022.
Ky njoftim shërben për qytetarët dhe stafin e Pallatit të Drejtësisë që të përdorin rrugët alternative si në skicën e mëposhtme” – thuhet në njoftim./FolDrejt/